Për shkak të mosnënshkrimit të Planit të Zbatimit nga pala serbe as në janarin e vitit 2015 Republika e Kosovës nuk pritet ta ketë kodin telefonik, ashtu siç ishte paraparë në marrëveshjen për telekomunikacion të arritur në kuadër të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Marrëveshja e arritur, në shtator të vitit të kaluar, parasheh që Kosova të marrë kodin ndërkombëtar +383 ose +384, kurse Serbia të fitojë licencimin e një operatori serb të telefonisë mobile në Kosovë. Koordinatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, zëvendëskryeministre në largim, për gazetën “Kosova Sot”, sqaron se për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, përveç marrëveshjes së nënshkruar, palët e përfshira në bisedime duhet të nënshkruajnë edhe një plan të zbatimit, plan ky i cili mbetet ende i papërfunduar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.