Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar drejt Londrës, ku së bashku me Presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Suma Chakrabarti, do të nënshkruaj një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë.
Sipas një njoftimi të Qeverisë, i pranishëm në këtë ceremoni të rëndësishme do të jetë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.
“Kjo marrëveshje që do të nënshkruhet sot në Londër, ndër të tjera, ka të bëjë me bashkëpunimin e mëtejmë të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim në sektorin e financimit dhe do të ofrojë mbështetje të fuqishme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ofruar përkrahje të konsiderueshme për Kosovën, duke marrë në konsideratë edhe stabilitetin financiar dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në këtë mandat”./KosovaPress/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.