Nëse nuk do të arrihet të miratohet buxheti i vitit të ardhshëm sipas afateve të parashikuara, rrezikohen rreth 200 mijë qytetarë do të mbesin pa të ardhura.
Kjo, sepse qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të marrë vendime pa miratimin e Kuvendit për ekzekutimin e buxhetit. Zyrtarët e Ministrisë së Financave kanë pranuar se qeveria mund të ekzekutojë pagesa vetëm dy muajt e parë të vitit të ardhshëm.
“Afati i fundit ligjor për aprovimin e buxhetit për vitin e ardhshëm është 31 dhjetori i këtij viti. Në bazë të ligjit mbi menaxhimin e financave publike dhe atij mbi buxhetin e vendit në rastet kur në Kuvend nuk aprovohet buxheti, atëherë qeveria për çdo muaj mund të alokojë 1/12 e buxhetit të tërësishëm të vitit paraprak vetëm për muajt janar dhe shkurt për vitin pasues”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve të Ministrisë së Financave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.