Kosova shpenzon edhe 1 miliard euro për një tjetër autostradë

07/02/2019 12:32 PM 0 komente

Investimet në asfalt nuk kanë të ndalur në Kosovë. Ende pa përfunduar një autostradë, fillojnë punimet në një tjetër.

Buxheti i shtetit në vitet e fundit shumica ka shkuar në rrugë dhe asfalte.

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se gjatë këtij viti pritet të nisë së ndërtuari edhe një autostradë tjetër.

Autostrada e re pritet të lidhë qytetet Istog- Pejë – Deçan- Gjakovë dhe Prizren, andaj ndryshe njihet edhe si “Autostrada e Dukagjinit”.

Kjo autostradë llogaritet të jetë ndër autostradat më të gjata në territorin e Kosovës, me 91 kilometra.

Për këtë projekt kanë filluar përgatitjet dhe institucionet thonw se do të realizohet sipas kritereve dhe standardeve më të larta.

Drejtues të Ministrinë së Infrastrukturës (MI) kanë bërë me dije  për këtë projekt deri në muajin qershor do të ketë debatet publike me qytetarët e komunave, nëpër të cilat kalon autostrada.

Kurse, në fund të vitit pritet që të fillojnë punimet për ndërtimin e saj.

Siç kanë thënë në MI vlera e përafërt e këtij projekti, do të arrijë deri në një miliard euro.

“Kjo është vlera e përafërt, përfshirë këtu edhe shpronësimet e nevojshme.  Para këto  që pritet të shfrytëzohet nga buxheti i Kosovës”.

Në Kosovë aktualisht, në proces të ndërtimit është autostrada Prishtinë – Gjilan – Konçul, që lidh Kosovën me Serbinë jugore, përkatësisht me Luginën e Preshevës. Punimet kanë nisur në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa kohëzgjatja e realizimit është 30 muaj. Rreth 87 milionë euro llogaritet se do t’i kushtojë buxhetit kjo autostradë.

Kurse,  autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, e quajtur “Arbën Xhaferi”, ishte paraparë të përfundonte në fund të vitit 2018. Por, ajo nuk ka përfunduar ende, duke i tejkaluar tashmë afatet e parapara.

Autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë, ishte ajo që e lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur “Rruga e Kombit – Ibrahim Rugova”.

Infrastruktura rrugore, kryesisht ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Përveç autostradave, investime të mëdha janë përqendruar edhe në ndërtimin e rrugëve lokale e magjistrale. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht është ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave./Fatos Shala për Monitor.al/

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of