Korrupsioni, gjykatat e kreditë e shtrenjta e bëjnë Kosovën treg jo atraktiv për bizneset. Edhe mungesa e stabilitetit politik sipas njohësve të ekonomisë bënë që investitorët serioz të hezitojnë të investojnë mjetet e tyre.
Por edhe ata që aktualisht ushtrojnë veprimtari biznesore në Kosovë nuk duket se i kanë punët mirë. Të dhënat tregojnë se të hyrat nga tatimi mbi korporatat janë dhjetë për qind më të ulëta këtë vit, shkruan Tribuna.
Kjo nuk është shenjë e mirë, thonë ekonomistët. Në krahasim me rajonin, në Kosovë bizneset ende përballen me telashe sa i përket qasjes në financa. Normat e interesit në kredi janë afro 50 për qind më të shtrenjta.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.