Kosova vendos taksën prej 10% për importet nga Serbia dhe Bosnja

08/11/2018 2:01 PM 0 komente

Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim, i cili mbron interesat e prodhuesve vendor.

Ekzekutivi ka miratuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që t’i vendoset masa prej 10 për qind dy shteteve, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se institucionet përkatëse, të nisin zbatimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

“MTI propozon që të futet masa e importit e të gjitha produkteve të Republikës së Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe masa 10 për qind për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, duke përjashtuar produktet me brendet ndërkombëtare. Molla, qumështi, mielli nga Serbia, biskotat, lëngjet, medikamentet, duhani, alkooli”, ka deklaruar ministri i MTI-së.

 

/Telegrafi/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of