Objektet pa leje, të cilat nuk e kanë të zgjidhur qartë çështjen e pronësisë nuk mund të marrin dritën “jeshile” për tu legalizuar, raporton “Zëri.info”.
Çështja pronësore e “pazgjidhur”, po konsiderohet problematike për legalizimin e ndërtimeve ose objekteve pa leje.
Anëtari i komisionit parlamentar për Bujqësi, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor Liburn Aliu në prezantimin e punës së projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, tregoi se nuk mund të bëhet legalizimi i objekteve pa qartësim të çështjes pronësore.
“Po shpresojmë që me këtë ligj, me këto rekomandime që nuk ndryshojnë shumë, procesi i legalizimit do të veproj më mirë. Qytetarët me një kosto të ulët kanë mundësi të bëjnë legalizimin e ndërtimeve. Amendamentet e propozuara i kemi pasur nga Lista Serbe, OSBE dhe zyra e Kuvendit. Nuk mund të bëhet legalizimi i ndërtesave, objektit pa u qartësuar çështja e pronësisë”, ka sqaruar mes tjerash Aliu, raporton më tutje “Zëri.info”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.