Me Projektligjin e ri për Patentë Shofer të miratuar në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik është shtuar numri i orëve për aftësimin e kandidatëve për patentë shofer. Me shtimin e këtyre orëve është rritur edhe çmimi prej 120 eurosh.
Me këtë projektligj u mor vendim që numri i orëve për teori të shtohet nga 16 në 20 orë, kurse për mësime në praktikë është shtuar nga 20 në 30 orë. Çmimi është caktuar të jetë minimal nga 7 euro e 82 cent për një orë mësim në praktikë, kurse për teori 2 euro e 8 cent.
Kryetari i Komisionit Muhamet Mustafa tha se duhet të ashpërsohet kriteri për teste dhe provim, duke evituar keqpërdorimin dhe korrupsionin. Mustafa tha se a janë 5 orë më shumë a më pak nuk do të luan rol, shkruan Zëri.
Ndërsa, Nebi Shatri drejtor i departamentit për automjete në Ministrinë e Infrastrukturës tha se me projektligjin e ri parashihet që çmimi është 128 euro më tepër me teori dhe praktikë.
“Çmimi krejt është 128 euro më tepër me teori dhe praktikë”, thotë Shatri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.