Pavarësisht se, qeveria shqiptare ka përmirësuar përformacën në sektorin e energjisë në lidhje me humbjet dhe arkëtimet, situata e vështirë financiare e kompanive do të vijojë të ndikojë negativisht arkën e shtetit deri në vitin 2019. Cka do të thotë se, përve faturës individuale të energjisë shqiptarëve u duhet të paguajnë edhe një faturë tjetër nga buxheti nëpërmjet taksave që në vend që të shkojnë për shpenzime të tjera do të shkojnë për përformacën e dobët të kompanive të energjitikës.
Fondi Monetar Ndërkombëtar lajmëron se, garancitë publike për sektorin janë rritur për 3,2 për qind të PBB-së, duke kontribuar në rritjen e borxhit publik.
Boshllëku financiar në sektorin e energjisë elektrike ishte 150 milionë dollarë më 2014, duke pasqyruar nivelin e ulët të arkëtimeve dhe humbjet e mëdha të rrjetit. Gjithashtu FMN vë në dukje se, tarifat janë më poshtë rikuperimit të kostos.
Edhe pse hendeku financiar i sektorit të energjisë pritet të bjerë me kalimin e kohës si rezultat i reformave, qeveria do të jetë e detyruar të marrë përsipër barrën fiskale ndërkohë, referohet në raportin e FMN. Për të shmangur rreziqet fiskale FMN ka këshilluar qeverinë që të vërë kufinj për mbështetjen e sektorit të energjisë që pritet të jetë zero vetëm në vitin 2020.
Këtë vit garancitë e e buxhetit të lëshuara për energjinë nuk duhet të jenë më shumë se 13.1 miliard lekë, 8.8 miliarde duhet të jenë më 2016, 5.8 miliard lekë më 2017, 4.8 miliarde lekë në 2018 dhe 1.3 miliardë lekë në 2019, dhe zero në vitin 2020.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.