Kostoja e orëve të punës në Bullgari është më e ulët në BE në vitin 2017, por është rritur me 12%
Kostot e orëve të punës në Bullgari në vitin 2017 ishin më të ultat në Bashkimin Europian, me 4.9 euro, ndonëse e panë rritjen e dytë më të lartë në vendet e jo Eurozonës, në 12 për qind.
Kjo është sipas shifrave të publikuara nga agjencia e statistikave të BE-së, Eurostat.
Në vitin 2017, mesatarja e kostove të punës për orë në tërë ekonominë (përjashtuar bujqësinë dhe administratën publike) u vlerësuan në 26.8 euro në BE dhe 30.3 në Eurozonë.