733 milion lekë do ti kushtojnë buxhetit të shtetit zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka hartuar buxhetin, ndërsa ka detajuar zërat që do të financohen, ku peshën kryesore e zënë pagat dhe shpërbilmet, me rreth 285 milion lekë.
Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit parashikohet ti kushtojnë shqiptarëve rreth 733 milion lekë.
Shifra është parashikur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ndërsa ka detajuar zërat të cilat ky buxhet do të finanancojë, ku peshën kryesore e zënë pagat për personelin e përhershëm dhe atë të përkohshëm, me rreth 285 milion lekë.
Sipas relacionit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe që pritet të miratohet në mbledhjen e 7 shkurtit. Buxheti është hartuar mbi nevojat dhe kërkesat për realizim të standarteve zgjedhore.
Rreth 193 milion lek janë parashikuar për mallra, kur përfshihen gjithë materialet zgjedhore, duke filluar nga fletët e votimit, vulat, boja timbruese apo dhomat e fshehta të votimimit deri tek vendosja e pedanave për ti mundësuar personave më aftësi të kufizuar të votojnë.
Ndërsa 254 milion lekë parashikohen për shërbime, ku përfshihen transporti i bazës materiale, qera për ambjente ku janë llogaritur rreth 19 milionë lekë, dieta dhe udhëtime me rreth 11.6 milionë lekë, apo shpenzime për reklama mediatike.
Shpenzime për edukim, informim dhe sensibilizim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikon rreth 39 milionë lekë.
/Oranews.tv/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.