KPMG, Neymar, futbollisti më i kushtueshëm

03/01/2019 3:26 PM 0 komente

KPMG Football Benchmark përditësoi më 1 janar 2019 vlerësimet e tregut për 4700 futbollistë që luajnë në kampionatet më të mira të futbollit në Europë dhe në Amerikën e Jugut.

Në vend të parë të klasifikimit është futbollisti brazilian Neymar, sulmues te Paris Saint-Germain. Sulmuesi ka një vlerë tregu 229 milionë euro, në rënie me 4,49 milionë krahasuar me shtatorin e vitit 2018.

Në vend të dytë, një tjetër sulmues i klubit parisien, francezi Kylian Mbappè (215 milionë euro), vlera e të cilit është rritur me 25 milionë euro krahasuar me shtator 2018.

Lionel Messi është në vend të tretë në podium, 203 milionë euro (-6,6 milionë krahasuar me shtator 2018).

Për habi, Cristiano Ronaldo nuk bën pjesë ndër dhjetë vendet e para në klasifikim. Sipas KPMG, CR7 vlen 107 milionë euro.

10 futbollistët me vlerën më të lartë të tregut në merkato

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of