Përmirësimi i kredisë në muajt e fundit të këtij viti ka ardhur kryesisht nga tre sektorë, tregtia dhe riparimi i automjeteve, industria përpunuese dhe ajo nxjerrëse. Të dhënat bëhen të ditura në statistikat mujore të Bankës së Shqipërisë.
Rritja më e latë është konstatuar për sektorin e tregtisë , riparimitë të automjeteve dhe artikujve shtëpiakë, që është rritur me 2.8% apo rreth 3.8 miliardë lekë, në gusht, në raport me dhjetorin 2013, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes së stokut të huasë të biznesit në të njëjtën periudhë.
Kredia për industrinë nxjerrëse u rrit me gati 9%, ose me rreth 1.4 miliardë lekë në vlerë absolute.
Huaja për industrinë përpunuese u zgjerua me 3.8%, apo rreth 2.1 miliardë lekë.
Rënien më të fortë e ka shënuar kredia për ndërmjetësimin monetar dhe financiar, me 8.9% (1.2 miliardë lekë dhe shëndeti dhe veprimtaritë sociale, që u tkurr me rreth 20% apo 1 miliard lekë.
Huadhënia për ekonominë është rritur në gusht, për të katërtin muaj radhazi, sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Stoku i kredisë për individët dhe bizneset në fund të muajit gusht arriti në 556.8 miliardë lekë, duke u rritur me 6.1 miliardë lekë, apo rreth 1.1% në raport me një muaj më parë. Kjo është rritja ë e madhe mujore, që nga marsi 2012 dhe tregon për një rikthim të sistemit bankar tek huadhënia për ekonominë. Dy vitet e fundit, teksa u përballën me një shtim të ndjeshëm të kredive me probleme, bankat frenuan kredinë, duke bërë që stoku i kredisë për 2013-n të shënonte një rënie prej rreth 2% me bazë vjetore.
Në raport me fundin e vitit 2013, kredia për ekonominë u zgjerua me 8.9 miliardë lekë, apo 1.6%. Me bazë vjetore (gusht 2014/gusht 2013), huaja për ekonominë është zgjeruar me 11.8 miliardë lekë, apo 2.2%, performanca më e mirë e tre viteve të fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.