Kreditë e këqija bien në 3,1%

09/03/2018 2:58 PM 0 komente

Kreditë joperformuese në vendin tonë gjatë muajit janar kanë rënë në 3,1 për qind, duke shënuar kështu nivelin më të ulët thuajse nga konsolidimi i sektorit financiar e deri më tash, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në raport me vendet e rajonit Kosova vazhdon të kryesojë për nga përqindja shumë e ulët e kredive joperformuese.

Nëse e bëjmë një kalkulim të thjeshtë del se shuma e kredive joperformuse në bankat kosovare është rreth 75 milionë euro, nga më shumë se 2.4 miliardë euro sa është shuma totale e kredive që kanë lëshuar deri në muajin janar të gjitha bankat që operojnë në vendin tonë. Sipas raportit të BQK-së, shihet se rritja vjetore e kredive është 11,3 për qind e ku nga kjo përqindje për ekonomitë familjare rritja vjetore e kredive është 12,8 për qind, derisa për ndërmarrje është 10,7 për qind, shkruan tutje “Zëri”.

E në anën tjetër, shuma e depozitave deri në këtë kohë ka arritur të jetë mbi 3 miliardë euro e ku për ekonomitë familjare ka një rritje prej 0,9 për qind, derisa për ndërmarrje 13,9 për qind.

/ZERI/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of