Për vitin 2014, do të jetë i disponueshëm fondi mevlerë 2 milionë lekë, duke u rritur më pas në 4 milionë lekë në 2015-n, 10 milionë lekë në 2016-n dhe 9 milionë lekë në vitin 2017….
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për krijimin e fondit në mbështetje të sipërmarrjeve të reja start-up për një periudhë zbatimi 4 (katër) vjet. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, fondi ka një vlerë të përgjithshme prej 25 milionë lekësh.
Për vitin 2014, do të jetë i disponueshëm fondi me me vlerë 2 milionë lekë, duke u rritur më pak në 4 milionë lekë në 2015-n, 10 milionë lekë në 2016-n dhe 9 milionë lekë në vitin 2017.
Fondi do të financojë sipërmarrjet e reja ose “Start-up”. Si të tilla do të konsiderohen kompanitë e sapokrijuara dhe në kërkim të tregjeve.
Fondi do të financohet nga buxheti i shtetit ose donatorët. Fondi do të japë ndihmë financiare në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ndërmarrje mikro dhe të vogla, që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në:
a) sektorët prodhues dhe të shërbimit;
b) sektorin e industrisë së lehtë;
c) sektorin e turizmit;
ç) fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;
d) procesin e agropërpunimit;
dh) fushën e disenjimit, modelimit, artizanatit.
Nga ky fond mund të përfitojnë ato sipërmarrje të reja, të cilat e ushtrojnë veprimtarinë në sektorët e sipërpërmendur dhe janë të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, për një periudhë nga 1 (një) deri në 2 (dy) vjet.
Fondi mbulon 70% të kostove të pranuara dhe të miratuara nga komisioni vlerësues, në varësi të projektit konkurrues, por jo më shumë se 300 000 (treqind mijë) lekë.
Në kostot e pranuara, përfshihen kostot për:
a) investime në pajisje dhe teknologji për nxitjen e prodhimit/shërbimit;
b) marketing të produktit dhe promovim;
c) kualifikim dhe trajnim për rritjen e aftësive sipërmarrëse;
ç)krijim faqeje interneti e publikime materialesh promovuese;
d) pjesëmarrje në panair ose ekspozitë brenda apo jashtë shtetit, si vizitor apo ekspozues.
Që të përfitojnë nga ky fond, sipërmarrjet e reja duhet të:
a) Të jenë ndërmarrje të klasifikuara si mikro ose të vogla, sipas ligjit nr. 8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla e të mesme”, të ndryshuar.
b) Të kenë selinë ose vendin kryesor të prodhimit brenda territorit të vendit.
c) Të kenë një plan biznesi ose një projekt dhe të jenë të afta për zbatimin e duhur dhe në kohë të aktiviteteve të propozuara.
ç) Të krijojnë minimalisht 1-3 vende të reja pune brenda 12 muajve nga momenti i përfitimit të fondit.
d) Të jenë në gjendje të financojnë 50% të të gjitha kostove të projektit në fazën e aplikimit.
8. Pagesa e fondit të përfituar të bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në fund të përfundimit të projektit, kundrejt faturës/faturave e cila/të cilat vërteton/vërtetojnë shpenzimet e kryera. Fondi i përfituar nuk mund të jepet më tepër se një herë për të njëjtën sipërmarrje.