Krishtlindjet, dhuratat elektronike në rrezik nga hacker-at

23/11/2017 4:52 PM 0 komente

Smartphone, drone, lojëra elektronike dhe pajisje inteligjente – të gjitha këto janë dhurata të mundshme për Krishtlindje dhe të gjitha në krye të listës së rreziqeve nga sulmet hacker.

Ky është klasifikimi i McAfee, që çdo vit përpilon listën e “Most Hackable Holiday Gifts” (Dhuratat që rrezikohen më shumë nga hacker-at) “për të ndihmuar përdouesit që të identifikojnë rreziqet potenciale për sigurinë që lidhet me dhuratat më të shpeshta për festat e fundvitit”.

Laptop-ët, tablet-ët dhe smartphone-t janë në krye të listës së përpiluar nga shoqëria e sigurisë, ndjekur nga dronët dhe lojërat elektronike. Tre pajisjet e para janë “objektivat tradicionalë të kriminelëve informatikë, dhe nëse nuk mbrohen në mënyrën e duhur, ato mund të infektohen nga aplikacione të dëmshme”.

Nga hulumtimi del se thuajse të gjithë të intervistuarit (91 për qind) pohojnë se e dinë se është e rëndësishme të ruajnë identitetin dhe pajisjet e tyre të sigurta, por vetëm 53 për qind merr masat e nevojshme për mbrojtjen e tyre.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz