Banka ABLV e Letonisë është një bankë e vogël në skajet e jashtme të një anëtari të 19 shteteve nën mbikëqyrjen e BQE-së. Por ishin zyrtarët në Uashington dhe jo në Frankfurt, të cilët bënin deklarata formale rreth përfshirjes së bankës në pastrimin e parave, që ABLV mohon, shkruan Ft.
BQE urdhëroi ABLV të ‘ngrinte pagesat’ pasi Thesari njoftoi planet për të vendosur sanksione.
Gjendja e BQE pasqyron shpërndarjen e pushtetit midis bankës qendrore të eurozonës dhe kryeqyteteve kombëtare, si dhe natyrën e papërfunduar të bashkimit monetar të Evropës, pothuajse 20 vjet pasi monedha e vetme erdhi në përdorim në vitin 1999. Euroja është ‘shërbyer ‘ vetëm nga një shoqëri e përbashkët mbikëqyrëse bankare që nga viti 2014. Megjithatë, mbetet pa autoritetin e përbashkët në fushën e pastrimit të parave, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga supervizori Danièle Nouy për ta krijuar një.
“Nuk është se BQE nuk dëshiron të ketë fuqinë për të marrë më shumë veprime, çështja është se ata nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë”,- tha Leo Hoffmann-Axthelm, koordinator i hulumtimit dhe avokimit në Transparency International, grupi i fushatës që ka bërë thirrje për një transparence më të madhe në bankën qendrore. “Natyrisht që pushtetet kombëtare nuk kanë interes të heqin dorë nga kompetencat e qendrës, ajo është në kundërshtim me interesat institucionale të bankave kombëtare dhe ata e dinë se nuk do t’i kthejnë ato pushtete”.-vijon ai.
Rënia e dytë e krizës letoneze – pezullimi pasues i Ilmars Rimsevics, guvernator i bankës qendrore, për akuzat e ryshfetit – zbulon një fushë tjetër në të cilën bankat qendrore kombëtare të eurozonës kanë fuqi të konsiderueshme. BQE nuk ka kontroll mbi mënyrën e emërimit të guvernatorëve të bankave qendrore kombëtare. Kur Letonia u bashkua me BE në vitin 2014, Rimsevics u bashkua automatikisht me këshillin qeverisës të bankës, i cili përcakton normat e interesit dhe krijoi programin lehtësues sasior.