Ish-zyrtari i lartë i FIFA Chuck Blazer ka pranuar se ai dhe të tjerët në komitetin ekzekutiv kishin rënë dakord për të pranuar ryshfet në lidhje me zgjedhjen e Afrikës së Jugut si vendi pritës per Kupën e Botës për vitin 2010.
Amerikani tha se ai gjithashtu ‘promovoi’ rryshfetin mbi eventin e 1998.
Pranimi vjen si në një transcript i sapo dalë nga séanca dëgjimore amerikane e 2013 në të cilën ai u deklarua fajtor për 10 akuza.
SHBA ka nisur një hetim të gjerë kriminal që ka përfshirë FIFA dhe ka nxitur presidentin Sepp Blatter të japë dorëheqjen.
Javën e kaluar prokurorët amerikanë akuzuan 14 persona me akuzën e ryshfetit, shantazhit dhe pastrimit të parave. Katër të tjerë tashmë janë dënuar, përfshirë edhe z. Blazer.
Departamenti i Drejtësisë së SHBA pretendon se ata pranuan përqindje dhe ryshfete të vlerësuara në më shumë se150 milionë dollarë (97 milionë paund) për një periudhë 24-vjeçare.