Dekadën e fundit shpenzimet e shqiptarëve për kujdesin personal shënuan rritje të ndjeshme, duke reflektuar shtimin e mirëqenies dhe standardeve të jetesës, sidomos në qytetet kryesore të vendit.
Veçanërisht vitet e fundit këto importe paë një rritje të madhe dy shifrore vit pas viti.
Por 2013-a, viti që regjistroi rritjen më të ulët ekonomike në një dekadë, me vetë 0.4% ka sjellë dhe një tkurrje të këtyre shpenzimeve për herë të parë vitet e fundit.
Sipas statistikave që bëhen publike nga doganat, importet e produkteve të kujdesit personal ranë me rreth 4% në 7.4 miliardë lekë me bazë vjetore.
Ngadalësimi i ritmeve të rritjes ka nisur që në 2012, kur importet e këtij grupi u rritën me vetëm 1.2%, nga rreth 8.5% që kishte qenë zgjerimi në vitin e mëparshëm dhe 11% në 2010-n.
Aktorët e tregut pohojnë se në kërkim të kursimeve, konsumatorët po u drejtohen produkteve më të lira, ose po blejnë në sasi më të vogla produkte që nuk konsiderohen si shumë të domosdoshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.