Kriza ekonomike dhe ulja e konsumit po ndikon negativisht edhe në tregun e birrës. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave konfirmojnë rënien e importit të birrës gjatë gjysmës së parë këtij vit.
Sipas doganave janë importuar rreth 12 milionë litra birrës në periudhën janar-qershor të këtij viti me një rënie prej afro 14% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është niveli më i ulët i importeve të birrës rregjistruar në katër vitet e fundit.
Shkaku kryesor që ka çuar në rënien e importeve të birrës është ulja e konsumit vendas, qoftë në bare apo në shtëpi.
Fakti që birra e importit është më e shtrenjtë se ato ajo vendase, ka detyruar shumë konsumatorë që të spostohen drejt kësaj të fundit.
Sipas operatorëve, një tjetër arsye e fortë, është rritja e prezencës së markave vendase, të cilat kanë rritur me shpejtësi numrin e bareve dhe restoranteve që tregtojnë ekskluzivisht birrën e tyre.
Tre-katër kompanitë kryesore të prodhimit të birrës në vend kanë rritur ndjeshëm prezencën e tyre në lokalet vendase, duke operuar njëkohësisht me çmime më të ulëta.
Agresive kanë qendë ndërkohë edhe në marketing, me qëllim tërheqjen e vazhdueshme të vëmendjes së konsumatorëve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.