Fondet private të pensioneve të detyrueshme të Kroacisë deklaruan javën e kaluar se shpresojnë që shteti do të shesë aksionet në kompanitë e mëdha, në mënyrë që të mund të diversifikojnë më shumë në investime të kapitalit, gjë që do të ndihmonte në reduktimin e borxhit publik.
Kjo do të sillte përfitime të shumta, si ulja e borxhit publik me 5 deri 7%, kursim të normave të shtetit dhe një nxitje të tregut të kapitalit vendor, tha Dubravko Stimac, kreu i një prej katër fondeve, PBZ Croatia Osiguranje, në një konferencë ekonomike të zhvilluar në qytetin e Rovinjit.
Ndërsa sistemi shtetëror i pensioneve u kërkon punonjësve që të vendosnin një pjesë të pagave të tyre në katër prej fondeve private të detyrueshme, që kanë grumbulluar asete me vlerë rreth 97.7 miliardë kuna, ose rreth 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Këto fonde investojnë kryesisht në borxhin shtetëror, pasi tregjet kapitale të Kroacisë janë të cekëta.
“Aktualisht këtë fonde private pensionesh mund të investojnë rreth 15 miliardë kuna në procesin e privatizim të mundshëm”, tha Damir Grbavac, kreu i një prej fondeve të tjera, fondi i pensioneve në Bankën Raiffeisen. Shteti dominon ekonominë në Kroaci, ku rritja mbetet prapa tregjeve të tjera në Europën Qendrore dhe Juglindore.
Zyrtarët e qeverisë kanë diskutuar në lidhje me shitjen e aksioneve në kompani publike si bordi i HEP-it ose firma për menaxhimin e autostradës HAC, por ende nuk është marrë asnjë vendim konkret. Kroacia po përpiqet të reduktojë borxhin publik në 60% nga 75%, në një përpjekje për të adoptuar monedhën Euro brenda një periudhe 6-7-vjeçare.