Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Zyra Kroate e Statistikave, shitjet me pakicë të Kroacisë shënuan rritje të lartë në muajin gusht.
Ky ritëm rritje prej 3.1% është më i larti që prej muajit maj, kur shitjet shënuan rritje me 7.9%. Ndërsa në korrik, rritja ka qenë me vetëm 2.2%.
Në baza mujore, shitjet me pakicë u rritën me 0.7% në gusht, duke lënë pas edhe rënien në dy muajt e mëparshëm.
Gjatë periudhës janar-gusht, shitjet me pakicë u rritën 3.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.