Kroaci, Banka qendrore pret që rritja ekonomike të jetë 2.8%

04/08/2018 10:10 PM 0 komente

Banka Qendrore e Kroacisë tha se pret që rritja ekonomike të jetë 2.8% si për këtë vit, ashtu edhe për vitin tjetër, edhe pse me një rënie të lehtë nga viti i kaluar ku shënoi një rritje prej 2.9%.

“Më vonë gjatë këtij viti, ne presim një rritje të kërkesës së huaj dhe investimeve”, tha banka qendrore në një deklaratë për shtyp, menjëherë pas zhvillimit të takimit mujor me bordin.

Ekonomistët dhe bizneset paralajmërojnë se ekonomia e Kroacisë nuk mund t’i tejkalojë nivelet aktuale të rritjes pa zbatimin e reformave, të cilat do të përmirësojnë klimën e investimeve, duke përfshirë uljen e taksave që është një prej faktorëve shumë të rëndësishëm, etj.

Banka qendrore ka rishikuar parashikimet e saj të inflacionit për 2018 në 1.7% nga 1.6%. “Ne presim një ngadalësim të lehtë të inflacionit në vitin 2019”, thuhej në deklaratën e Bankës Qendrore.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of