Intesa Saopaolo ka rishikuar në rritje parashikimin e saj për PBB-në e Kroacisë në 2015-n nga 0.3% në 0.9% mbështetur në rritjen e PBB në TM2, e cila ishte më e shpejtë se sa pritej dhe Hyand Hypo Alpe Adria Bank (HAAB) ka rishikuar parashikimin e saj të rritjes për Kroacinë nga 0.5% në 1%.
Rritja e PBB-së prej 1.2% në T2 tejkaloi të gjitha pritshmëritë dhe ishte më e larta që nga T3 2008, referoi në një analizë pronari i Privredna Banka Zagreb (PBZ).
Kërkesa e brendshme vazhdoi në rritje gjatë T2 dhe rritja e investimeve prej 0.8% në vit, rritja e parë në investime që prej TM3 2013 ishte surpriza më e madhe pozitive, thanë analistët.
Ata vunë në dukje se rritja ekonomike ka të ngjarë të vazhdojë në gjysmën e dytë të vitit, duke marrë parasysh se shifrat për muajin korrik sinjalizojnë rritje të fortë në sektorin real, me prodhimin industrial që është rritur 3.9% dhe tregtinë me pakicë me 4.5% në vit.
Eksportet e mallrave dhe rezultatet e shkëlqyera në sektorin e turizmit do të vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike, thonë analistët dhe si rrjedhojë rishikuan në rritje parashikimin e tyre për PBB-në e Kroacisë në 0.9%.
Parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2016 mbetet i pandryshuar në 1.5%, kryesisht falë pasigurive në lidhje me buxhetin, duke pasur parasysh se për shkak të afrimit të zgjedhjeve parlamentare do të miratohet vetëm financim i përkohshëm për tremujorin e parë të vitit 2015.
Analistët paralajmëruan se zgjidhja e miratuar kohët e fundit për konvertimin e kredive të fiksuara ndaj frangës zvicerane për kreditë në euro do të shkaktonte humbje prej rreth një miliard eurosh për sektorin bankar, e cila mund të rezultojë në rreziqe negative për aktivitetin kreditor, që nga ana tjetër, mund të paraqesë rrezik për vazhdimin e rritjes së kufizuar ekonomike, tha banka.