Banka Botërore po nxit kabinetin e ri të Kroacisë, që me shumë gjasa do të krijohet këtë muaj, që të veprojë shpejt për të rregulluar mosbarazimin tatimor dhe për të ristrukturuar shpenzimet publike në mënyrë që të tërheqë më shumë investime dhe për të nxitur rritjen.
Huadhënësi ndërkombëtar tha se rritja e këtij viti nuk ka gjasa të tejkalojë parashikimet prej 2.4%. Vitin e ardhshëm, banka pret që rritja të kapë nivelet 2% përpara se të rikuperohet me 2.4% në 2018.
Vitin tjetër, ne presim një përpjekje më të madhe në konsolidimin fiskal për të ndikuar mbi rritjen… rifinancimi i madh i Kroacisë kërkon që të mbështetet mbi një program të konsoliduar fiskal, tha Sanja Madzarevic Sujster, kryeekonomistja për Kroacinë në Bankën Botërore.
Hendeku buxhetor i Kroacisë këtë vit ka qenë në nivelet 2.7% të PBB-së dhe do të bjerë në nivelin 2.1% në 2017—n dhe do të ketë nevojë për rifinancim prej 4.49 miliardë dollarësh për maturimin e pagesave të borxhit dhe të interesave.
Kroacia ka një mundësi të mirë që të dalë prej procedurave të vështira të deficitit buxhetor, gjë që do të forconte besimin e investitorëve, tha Madzarevic Sujster.
Komisioni Europian e ka vendosur Zagrebin nën monitorim të rreptë për sa u përket pabarazive makroekonomike dhe deficitit. Borxhi publik i Kroacisë është rreth 85% e PBB-së.
Partia Konservatore, HDZ, dhe një parti e vogël e qendrës së djathë Most, janë në bisedime për të formuar kabinetin e ri, si dhe liderët e partive kanë thënë se do të dalin në një marrëveshje brenda pak ditëve. Banka Botërore tha se Kroacia duhet të përpiqet të arrijë një rritje më të lartë, për të cilën, përveç politikës fiskale dhe borxhit, një qeveri e re do të përmirësojë klimën e investimeve.
Përpjekjet më të mëdha do të jenë të fokusuara në përmirësimin e kornizës ligjore, pakësimin e tarifave dhe përmirësimin efektivitetin e gjykatave, veçanërisht të çështjeve që lidhen me regjistrimin e pronës dhe falimentimin.