Bordi i Drejtorëve të EBRD ka miratuar një strategji të re për Kroacinë, e cila përcakton prioritetet për punën e Bankës në vend për periudhën 2017-‘21.
Banka synon të mbështesë Kroacinë në rritjen e saj të qëndrueshmërisë duke i paraqitur përmbushjen e sfidave të mëposhtme:
Mbështetje për konkurrencën e sektorit privat nëpërmjet nxitjes së inovacionit, si dhe eficencës operacionale dhe burimore, përmirësimit të klimës së biznesit dhe përfshirjes ekonomike. BERZH do të vazhdojë të mbështesë korporatat më të mëdha vendase dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kërkojnë të miratojnë praktika operacionale moderne dhe praktika menaxhimi.
Ajo do të vijojë të mbështesë Investimet e Huaja Direkte që prodhojnë transferta teknologjike dhe shërbejnë për të integruar ekonominë lokale në zinxhirët e rrjetit global. Politika e Bankës në këtë drejtim do të përqendrohet në nxitjen e një mjedisi institucional që është i favorshëm për inovacionin dhe qëndrueshmërinë.
Thellimi i tregjeve financiare për të zgjeruar qasjen në financa do të jetë i përqendruar në zhvillimin e tregut të kapitaleve. Banka do të vazhdojë të ofrojë financime afatgjata direkte te kompanitë lokale dhe nëpërmjet institucioneve financiare partnere synon të ndërthurë financimet me ndërtimin e kapaciteteve. BERZH-i do të mbështesë diversifikimin e mëtejshëm të burimeve të financimit dhe do të vazhdojë të ofrojë shërbime këshillimore.
Në përputhje me synimet e nismës së Bashkimit të Tregjeve të Kapitalit të BE-së, banka do të promovojë zhvillimin e tregjeve të kapitalit lokal dhe integrimin e tyre në tregjet financiare globale.
Nxitja e komercializimit të kompanive publike përfshin përmirësimin e qeverisjes së korporatave dhe mbështetjen për privatizimin e kompanive shtetërore. BERZH do të bashkëpunojë me autoritetet për të përshpejtuar reformën e firmave publike, duke promovuar komercializimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së sektorit privat, duke rritur qeverisjen e korporatave dhe duke zbatuar programe të përmirësimit financiar dhe operacional, me fokus në efikasitetin e energjisë dhe burimeve.
Vedrana Jelušić Kašić, drejtorja rajonale e BERZH-it për Kroacinë, Hungarinë, Republikën Sllovake dhe Slloveninë, tha se strategjia e re është një arritje shumë e rëndësishme, pasi përcakton parametrat për punën tonë në vend. Pas një konsultimi me autoritetet dhe bizneset kroate, ne kemi analizuar gjendjen e ekonomisë dhe identifikuar fushat ku BERZH do të mund të vazhdojë të japë një ndihmesë të rëndësishme në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së Kroacisë, tha ajo më tej.
BERZH-i nënshkroi projektin e saj të parë në Kroaci në vitin 1994 dhe ka investuar afërsisht 3.57 miliardë euro në 195 projekte deri tani. Sipas BERZH-it, aktivitetet e Bankës mbulojnë të gjitha fushat e ekonomisë, por janë veçanërisht më të forta në fushën e infrastrukturës, korporatave, institucioneve financiare dhe sektorëve të energjisë.