Kroaci / Bie prodhimi industrial

09/06/2018 10:02 PM 0 komente

Referuar të dhënave të publikuara nga Zyra Kroate e Statistikave, prodhimi industrial i Kroacisë shënoi rënie në prill. Gjatë këtij muaji, ai ra me 1.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe pas një rënieje prej 1.7% të shënuar në mars.

Prodhimi në industrinë e minierave dhe atë të guroreve shënoi një tkurrje prej 9.7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në baza mujore, prodhimi industrial ra me 0.9%.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz