Hyrja ne euro e vendeve te Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) do të ketë një efekt nga neutral deri në pozitiv mbi besueshmërinë kreditore kombëtare, teksa Kroacia dhe Bullgaria priren të fitojnë më shumë nga kjo lëvizje, tha Fitch Ratings.
Të dy ekonomitë janë tepër të ‘euroizuara’, veçanërisht Kroacia ku kreditë në euro për sektorin privat dhe të qeverisë janë ekuivalente me 46% dhe 57% të PBB-së, respektivisht. Hyrja nw euro do të forcojë financat e dobëta të jashtme, vuri në dukje agjencia. Sfidat kryesore brenda EMU do të përfshijnë fleksibilitet të dobët ekonomik, siç dëshmohet nga normat e larta të papunësisë – 16.9% në Kroaci dhe 11.5% në Bullgari – dhe borxhi i lartë në qeverinë e Kroacisë – 86% të PBB-së në vitin 2015, ka shtuar Fitch.
Megjithatë, Rumania, do të humbasë përfitimet e politikës së pavarur monetare. Euroizimi në vend është edhe më i kufizuar se në Bullgari dhe Kroaci. Megjithatë, duke pasur parasysh borxhin e jashtëm neto të madh të vendit, miratimi i një valute rezervë do të forcojë financat e jashtme të saj.
Sllovenia, anëtari tjetër i vetëm i BE-së në Evropën Juglindore, e miratoi euron në vitin 2007.