Hyprop Investments ka vazhduar aktivitetin offshore duke blerë dy qendra tregtare në Kroaci. Hyprop dhe partneri i saj, PDI Investment Holdings që kanë në bashkëpronësi Hysteadin, bënë publike nëpërmjet këtij të fundit se kishin blerë dy qendra tregtare CityCentreOne në perëndim të Zagrebit dhe City Centre One në lindje të tij.
Vlera e blerjes neto është 154.4 milionë euro, nga të cilat Hyprop ka investuar rreth 77.5 milionë euro. Transaksioni ka qenë i kushtëzuar nga miratimi i Autoritetit Kroat të Konkurrencës dhe pritet të përfundojë në fund të marsit të këtij viti. Strategjia e Hyprop në Europën Juglindore është që të blejë sa më shumë qendra tregtare nëpërmjet Hystead.
Hyprop ka 60% të aksioneve në Hystead dhe PDI, ndërsa një kompani e cila ka lidhje me LouisNorval, me drejtorin joekzekutiv të Hyprop, zotëron 40% tjetër.
Pas përfundimit të transaksionit, Hystead do të ketë gjashtë qendra tregtare në pesë shtete, me një vlerë bruto të aseteve që i tejkalon 740 milionë euro.
Hyprop dëshiron të sigurojë një listë të veçantë të Hystead në tregun e MTF Euro të Bursës së
Luksemburgut dhe në bordin kryesor të JSE brenda gjashtë muajve të ardhshëm.
Ndërsa 10% do të mbahej nga WKB 3, një kompani me seli në Austri, e cila e zhvilloi më tej, si dhe ka qenë pronare dhe menaxhere e aseteve e të dy qendrave tregtare, nëpërmjet kompanisë së saj operative, CC Real.
CEO i Hyprop, PieterPrinsloo, u shpreh se kjo marrëveshje ishte shumë pozitive për aksionerët e Hypros.
CityCentreOne në perëndim ka potencial për të shtuar një sipërfaqe që mund të shkojë deri në 13,600 m² (GLA), City Centre One në lindje ka mundësi për të shtuar një sipërfaqe që shkon deri në 10,000 m².
Z. Prinsloo thotë se ekonomia e Kroacisë mbështetet nga sektori i fortë i turizmit, rritja e pagave reale dhe përmirësimi i tregtisë rajonale. “Kjo është blerja e dytë e Hystead në një vend të BE-së, pas blerjes në Bullgari vitin e kaluar, gjë që ndikon në zhvillimin e mëtejshëm të Hystead.
Pas përfundimit të transaksionit, Hystead do të ketë në pronësi gjashtë prona në juglindje, ndërsa katër të tjerat janë në Delta City Podgorica në Mal të Zi, Delta City në Beograd të Serbisë, City Mall në Shkup të Maqedonisë dhe The Mall në Sofje të Bullgarisë.