Sipas të dhënave nga Zyra Kroate e Statistikave, inflacioni i çmimeve të konsumit të Kroacisë shënoi rënie gjatë muajit dhjetor, pas një qëndrimi të pandryshueshëm në dy muajt e mëparshëm.
Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 1.2% nga viti në vit në dhjetor, më i ngadaltë se rritja që shënoi në muajin nëntor, me rreth 1.4%.
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën 2.2% në vit në dhjetor dhe çmimet e veshjeve dhe këpucëve u rritën me 2.4%.
Në baza mujore, çmimet e konsumit ranë 0.3% në nëntor.