Qyteti kroat i Jastrebarsko është përfshirë në listën e Financial Times të Qyteteve dhe Rajoneve Europiane të së Ardhmes për 2012/2013. Lista, e publikuar në revistën e tyre të investimeve të huaja direkte,
i gjykon qytetet në bazë të një sërë kriteresh ekonomike dhe të biznesit si potenciali ekonomik, efektiviteti i kostos, burimet njerëzore, infrastruktura, cilësia e jetës,
ambient i biznesit dhe strategjia e promovimit të investimeve të huaja direkte. Qyteti është përfshirë në vendin e tetë në Strategjinë e Europës Juglindore.
Agjencia e lajmeve HINA e ka cituar kryebashkiakun e Jastrebarsko, Mihael Zmajlovic, i cili ka thënë se qyteti duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të tërhequr më shumë investitorë,
për shkak se ata duan të intensifikojnë zhvillimin tërësor të qytetit duke rritur konkurrueshmërinë e projekteve aktuale, që janë të përshtatshme për investimet e huaja.
Jastrebarsko, me një popullsi prej mbi 17,000 banorësh, ndodhet 30 km larg Zagrebit.