Sipas zyrës së Statistikave të Kroacisë, hendeku i tregtisë së jashtme u ngushtua në muajin nëntor. Deficiti tregtar ra në 457.6 milionë euro në nëntor nga 567.7 milionë euro gjatë një muaji më parë.
Gjatë të njëjtit muaj të një viti më parë, kjo shifër ishte 544.3 milionë euro.
Eksportet e mallrave arritën në 1,33 miliardë euro në nëntor, nga 1,29 miliardë euro në muajin paraprak. Ndërkohë, importet shënuan rënie nga 1.86 miliardë euro në 1.79 miliardë euro.