Sipas të dhënave zyrtare nga Zyra kroate e Statistikave, shifrat paraprake treguan rritje në ekonomi gjatë tremujorit të dytë.
Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 2.8% nga viti në vit në tremujorin e dytë, pas një rritje prej 2.7% në tremujorin e parë.
Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, shkalla e rritjes ishte me 1.9%.
Në tremujorin e dytë, konsumi final u rrit 2.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e eksportit në sektorin e mallrave dhe shërbimeve gjatë tremujorit të dytë, ishte një ndër faktorët kryesorë që ndikuan në rritjen e PPB-së.
Rritja vjetore ekonomike u rrit me 2.0% në tremujorin e dytë krahasuar me 2.3% në tremujorin e parë.
PBB-ja u rrit me një ritëm të qëndrueshëm prej 0.6% gjatë tremujorit të dytë.