Perspektivat për rimëkëmbjen e fortë të Kroacisë nga recesioni dhe rikthimi në ritmet e rritjes para-recesioni shfaqen të ‘vakëta’, përveç në rast se vendi ecën përpara fuqishëm në adresimin e dobësive strukturore të ekonomisë së tij, sipas Shqyrtimit të ri të Financave Publike të Bankës Botërore : raporti për Ristrukturimin e Shpenzimeve për Stabilitet dhe Rritje.
Kriza globale financiare, shoqëruar me një vonesë në zbatimin e reformave strukturore, ka ekspozuar dobësitë e ekonomisë kroate, duke rezultuar në një recesion të zgjatur në vend. Nisur sot me ministrinë kroate të financave, Rishikimi i Financave Publike analizon problemet kyçe që po i pengojnë rrugën forcimit të stabilitetit makroekonomik dhe po vështirësojnë ndërtimin e themeleve për një rimëkëmbje të fuqishme ekonomike.