Deri në vitin 2021, Kroacia synon të zvogëlojë borxhin e saj publik në 66% të prodhimit ekonomik nga 78% që është aktualisht, të ulë taksat dhe kostot e biznesit, duke dixhitalizuar shërbimet publike dhe duke bashkuar gjykatat, tha zyra e shtypit të qeverisë kroate javën e kaluar. Të gjitha këto ndryshime synojnë që ta bëjnë Kroacinë një vend më tërheqës për të rritur numrin e investimeve.
“Fuqizimi i konkurrencës, krijimi i një lidhjeje më të mirë ndërmjet arsimit dhe nevojave të tregut të punës dhe qëndrueshmërisë së financave publike janë tri shtylla kryesore të përpjekjeve tona”, tha Kryeministri Andrej Plenkoviç, në një seancë parlamentare.
Plani i reduktimit të borxhit është një prej elementëve kyç të Kroacisë në arritjen e objektivit për të adoptuar euron. Gjatë tre viteve të fundit, borxhi publik ka shënuar rënie të madhe dhe qëllimi ynë kryesor është që ta zvogëlojmë borxhin publik me 3 pikë përqindjeje në vit”, tha ministri i Financave, Zdravko Maric.