Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Zyra Kroate e Statistikave, shitjet me pakicë të Kroacisë shënuan rritje të lartë në muajin gusht. Ky ritëm rritje prej 3.1% është më i larti që prej muajit maj, kur shitjet shënuan rritje me 7.9%.
Ndërsa në korrik, rritja ka qenë me vetëm 2.2%.
Në baza mujore, shitjet me pakicë u rritën me 0.7% në gusht, duke lënë pas edhe rënien në dy muajt e mëparshëm.
Gjatë periudhës janar-gusht, shitjet me pakicë u rritën 3.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.