Sipas të dhënave të Zyrës kroate të Statistikave, niveli i papunësisë në Kroaci shënoi rënie në muajin mars.
Niveli i regjistruar i të papunëve ra në 14.4% në mars, nga 15.3% që ishte në shkurt.
Kjo normë shënon edhe nivelin më të ulët të shënuar që prej muajit nëntor të vitit të kaluar. Ndërsa në të njëjtën periudhë gjatë një viti më parë, niveli i papunësisë ishte rreth 17.8%.