Të dhënat e reja nga Eurostat nuk kanë asnjë lajm të mirë për Kroacinë, ekonomia e së cilës po mbetet hapa pas homologëve të saj të BE-së në pothuajse të gjitha fushat.
Kroacia mbetet prapa BE-së, me asnjë parashikim të madh pozitiv në horizont.
Të dhëna të reja nga agjencia e statistikave të BE-së, Eurostat, tregojnë se Kroacia po mbetet mbrapa BE-së në pothuajse të gjithë treguesit ekonomikë – ndërsa perspektiva për 2015 nuk paraqitet aspak më e mirë.
Për shembull, norma e papunësisë e Kroacisë prej 16.6% në tetor është shumë më mbrapa mesatares së BE-së prej 10%.
Fqinji ballkanik Bullgaria, me 11.1% dhe Rumania me 6.5% të papunë, po performojnë shumë më mirë.
Ish-Republika Jugosllave e Sllovenisë, në 9.6% dhe Hungaria, me 7.4%, janë gjithashtu në një situatë më të mirë në këtë sektor.
Kur bëhet fjalë për papunësinë e të rinjve – nën moshën 25-vjeçare – Kroacia kryeson në vendin më të keq në BE, duke lënë pas vetëm Greqinë dhe Spanjën. Norma e papunësisë së të rinjve në Kroaci është 45.5% shumë mbi mesataren e BE prej 21.8%.