Në Kroaci, më shumë se 80 milionë rezervime janë regjistruar në fillim të shtatorit 2016, duke shënuar një tjetër rekord në turizëm. Në 8 muaj është arritur të tejkalohet shifra e regjistruar gjatë gjithë vitit 2015. Që ky vit është ndër më të mirët në 10 vitet e fundit për këtë destinacion, këtë e konfirmon edhe një studim i Telsearch. Sipas tij, Kroacia është një ndër vendet më të dëshiruara në botë nga turistët. Telsearch ka analizuar kërkimet në Google nga 80 vende në 52 gjuhë të ndryshme dhe në krye të destinacioneve më të klikuara qëndron Kroacia.