Në bazë të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Republikës së Kroacisë mbi Bashkëpunimin Shkencor dhe Teknologjik dhe Protokollit për Bashkëpunimin Shkencor dhe Teknologjik midis Malit të Zi dhe Kroacisë, dy shtetet ranë dakord për të zhvilluar një konkurs të ri për financimin e bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik ndërmjet tyre. Objekti i këtij konkursi është të ndahen projektet kërkimore dhe për të shkëmbyer vizita ndërmjet ekspertëve respektive. Kjo është hera e tretë me rradhë që hap mundësinë e shkencëtarëve dhe ekipeve kërkimore shkencore për të punuar në projekte të përbashkëta.