Kroacia refuzon kërcënimet boshnjake mbi ndërtimin e urës Peljesac

08/08/2017 2:55 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Deklaratës së partisë qeverisëse në Bosnjë, se do të zotohej të ndalonte ndërtimin e urës Peljesac, iu përgjigj ministrja kroate, e cila u shpreh se asnjë “kërcënim” nuk do të ndalonte planet e Zagrebit.

Gabrijela Zalac, ministrja e Kroacisë për Zhvillimin Rajonal, deklaroi se ndërtimi i Urës së Peljesaçit, që do të lidhë dy pjesë të territorit kroat që momentalisht ndahen me një shtrirje prej 14 kilometrash të bregdetit boshnjak, nuk do të ndalojë.

“Asnjë kërcënim nuk mund të rrezikojë ndërtimin e urës së Peljesaçit, duke pasur parasysh edhe se më 7 qershor, Komisioni Europian e miratoi projektin,” tha më tej znj. Zalac.

Deklaratat e saj erdhën menjëherë pasi Halid Genjac, kryetari i bordit të Partisë qeverisëse Demokratike të Bosnjës, SDA, tha të shtunën se Sarajeva nuk e ka dhënë kurrë pëlqimin e saj për ndërtimin e urës, sepse do të ishte në dëm të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Ndërtimi i urës do të bllokonte këtë lidhje unike detare midis Bosnjë dhe Hercegovinës dhe detit të hapur”, tha z. Genjac në një konferencë shtypi. Ura e Peljesacit prej 2.4 kilometrash ka për qëllim lidhjen e kontinentit kroat me gadishullin e Peljesaçit, duke anashkaluar në këtë mënyrë kalimin në territorin boshnjak.

Por Dhoma e Përfaqësuesve në Parlamentin e Bosnjës udhëzoi Këshillin e Ministrave që të lajmëronte qeverinë kroate se ata nuk do të lejonin ndërtimin e kësaj ure, deri në momentin që të nënshkruhej një marrëveshje e rënë dakord nga të dyja palët.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz