Në nenet 2 dhe 6 të ligjit u aplikua rritja e përqindjes e rentës minerare nga 6% në 9%, për “Mineralet e kromit për eksport” pjesë e grupit të parë (I) “Mineralet metalike”, të shtojcës nr.2, të ligjit si dhe rishikimi i përqindjes së rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar, si dhe në rastin e shitjes së mineraleve metalike për përpunim brenda vendit, duke ulur masën nga 1/2 në 1/3 e normës së rentës, duke u mbështetur në nevojën e ndërmarrjes së politikave që stimulojnë përpunimin e mineralit në vend dhe rritjen e vlerës së tij për eksport, si dhe dekurajimin e eksportit të mineralit krom të papërpunuar;
Në pikën 2, të nenit 2, të ligjit u vendos përjashtimi nga pagesa e taksës së karbonit vetëm për sasitë e benzinës dhe gazolit që eksportohen, duke unifikuar kështu edhe me përjashtimin e këtyre produkteve nga taksa e qarkullimit të bërë në vitin 2016.
Në nenin 5, të ligjit falen të gjitha detyrimet e prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor, apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit. Gjithashtu, në po këtë nen mjetet e konfiskuara me
vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ose Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, për qëllime përdorimi ose rishitje të jenë të përjashtuara nga pagimi i taksës së përvitshme dhe të regjistrimit të mjeteve luksoze.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.