Sipas një studimi të fundit të kryer gajtë këtij viti u zbulua se kryeqyteti aziatik Kolombo i Sri Lankas është destinacioni ky turistët kanë bërë më shumë foto, i ndjekur më pas nga Yokohama në Japoni dhe Parku Kombëtar Mgahinga në Ugandë.
Kryeqyteti Kolombo i Sri Lankas renditet i pari
Destinaconi i dytë është qyteti i Yokohama në jug të Tokios. Ky është njëkohësisht edhe një prej porteve të para të hapura me tregtinë e jashtme.
Destinacioni i tretë është Parku Kombëar Mgahinga në Ugandë. Sipër është një prej fotove më të bukura të kapura nga një turit, ku dy gorilla po përqafohen më njëra-tjetrën.
Përveçd zbulimit të destinacionit me numrin më të madh të fotove të bëra nga turistët, ky studim zbuloi gjithashtu se turistët britanikë janë ndër të parët që duan të zbulojnë destiancione të reja (kryesisht të grupmoshës 18-25 vjeç), të cilat menjëherë sapo I zbulojnë i hedhin në rrjetet sociale. Është pikërisht kjo mani jo vetëm e të rinjve për të publikuar në rrjetet e tyre sociale çdo foto të udhëtimeve të tyre, dhe si pasojë ata në pjesë më të madhe të rasteve priren që të zgjedhin disa prej destinacioneve që janë më të postuara dhe më të pëlqyera në rrjetet sociale.
Në vendin e katërt renditet qyteti i vogël gjerman i njohur për qendrat e tij spa, Baden Baden, që ndodhet shumë pranë kufirit francez.
Old San Juan në Puerto Rico, është një prej destinacioneve më të vjetra të kësaj listed he renditet i pesti si destinacioni me numrin më të madh të fotove.
Në vendin e gjashtë redntiet ujëvarat Victoria në lumin Zambezi në Zimbabëe, shumë pranë kufirit me Zambian.
Në vendin e shtatë renditet Kartarpur në Pakistan
Shkretëtira e Wadi Rum në Jordaninë jugore renditet në vend të tetë.
Në vendin e nëntë renditet Icy Strait Point në Alaskë dhe ndodhet shumë pranë fshatit të vogël të Hoonah.
Këtë renditje e mbyll ishulli i Harris në Skoci që njihet për disa prej plazheve më të bukura në botë.