Ku janë njerëzit më krenarë që janë europianë?

11/09/2018 1:31 PM 0 komente

Cili komb është më krenar që është europian?

Sipas një sondazhi të Pew Research në 15 vende, Finlanda është kombi më krenar që është europian.

87% e të intervistuarve thanë se ata ishin “shumë” ose “disi” krenarë që ishin europian, ndjekur nga Portugalia dhe Norvegjia.

Ndoshta nuk është befasues fakti që pasi votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar e ka vlerësuar më pak statusin e vet europian. Italia – ku mbështetja për Bashkimin Europian ka rënë me rritjen e euroskepticizmit, shënoi rezultatin e dytë më të ulët para Britanisë së Madhe.

Ndërkohë që sondazhi nuk dha ndonjë arsye se pse Finlanda, e cila iu bashkua Bashkimit Europian në vitin 1995, është kaq pro-europiane, kjo mund të ketë të bëjë me periudhën e stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik që vendi ka përjetuar vitet e fundit.

PEW i pyeti njerëzit se sa krenarë janë për identitetin i tyre kombëtar, identitetin europian dhe besimin e tyre dhe tregoi se krenaria kombëtare është shumë e përhapur, më shumë se krenaria e të qenët europian. Të anketuarit mund të zgjidhnin “shumë krenar”, “disi krenar”, “jo dhe aq krenar”, “aspak krenar”, për një sërë pyetjesh mbi identitetin e tyre.

Pjesa më e madhe në çdo vend thanë se ata ishin “shumë” apo “disi” krenar për kombësinë e tyre dhe sërish, Finlanda u rendit në vend të parë, me 94% të të anketuarve që thanë se ishin krenarë “që janë finlandezë”. Sa i përket krenarisë kombëtare, gjermanët kanë më pak gjasa se pjesa më e madhe e vendeve të tjera të thonë se janë shumë krenarë që janë qytetar të vendit të tyre, por pjesa më e madhe tyre thonë se janë disi krenarë që janë gjermanë.

Pyetje të tjera u përpoqën të vlerësonin se çfarë duhet “për të qenë një prej nesh”. Pjesa më e madhe e të intervistuarve thanë se të flasësh gjuhën kombëtare dhe respektimi i ligjeve janë pikat kyçe për identitetin kombëtar. Më pak të intervistuar u përgjigjën që është i nevojshëm formimi familjar në vend apo të kishin lindur në atë vend.

 

*Emma Charlton
Burimi: World Economic Forum

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz