«Është planeti më i ngjashëm me tokën që është zbulluar derimë tani rreth një ylli të largët ‘ ka shpallur me entuziazëm Fergal Mullally, i Kepler Science Office i Nasës, në takimin e Shoqërisë Astronomike amerikane në Seattle. ‘Tani jemi më afër zbulimit të binjakut të globit tonë blu,’ shtoi shkencëtari me shpresë, duke e quajtur ëndrrën e përjetshme për të gjetur një formë të jetës në galaktikën tonë jashtë sistemit diellor.
Hapat për të arritur atje po bëhen gjithmonë e më të shpejtë falë përmirësimit të teknologjisë në hapësirë dhe në Tokë. Trup i ri qiellor në drejtim të yjësive Lyra, i quajtur Kepler-438b, ka madhësinë dhe temperatura që i afrohen toave: është vetëm më i madh (plus 12 për qind) dhe termometri shënon pothuajse 60 gradë celsius.
Ylli- nënë 475 vite dritë larg këtu rrotullohet rreth 35,2 ditë, është rreth gjysma e Diellit, kështu që shumë më pak i ndricuar (40 përqind).
Prandaj distanca prej vetëm 25 milionë kilometrash (gjashtë herë më pak se e Tokës nga Dielli) e pozicionon atë gjithsesi në ‘zonën e banueshme’, ku uji mund të rrjedhë në sipërfaqe.