Agjencia e specializuar e udhëtimeve turistike të majme“Broën & Hudson”, motoja e së cilës është “nëse ke para, asnjë përvojë nuk është ekstreme” ka prodhuar si njhë rezultat I një sondazhi të kryer nga vetë ajo një listë me disa nga vendet e preferuara të klientëve të saj pasanikë:
Tromso, Norvegji.
Në zemër të Artikut Polar. Është vendi ideal për aventura në mes të dëborës ku vizitorët mund të “shtrëngojnë” jetën në duart e tyre, të fotografojnë ariun e bardhë e më pas të rikthehen në qytet me një slitë të tërhequr nga qentë Haski.
Vietnami.
Nga plazhet me rërë të bardhë e deri tek kënetat e gjelbëruara të mbjella me oriz. Është shndërruar në një destinancion të preferuar të pasanikëve, kjo falë edhe ndërtimit të resorteve dhe hoteleve luksoze vitet e fundit.
Bhutan.
Shteti kontrollon rreptëssht çdo turist që viziton pjesën malore të këtij vendi të vogël aziatik. Vizitorët detyrohen të paguajnë një shumë të caktuar parash për përvojën e tyre në Himalaje, ku mund të njihesh edhe me murgjit budistë dhe traditat e tyre.
Mozambik.
Të kridhesh në ujërat e kristalta të Mozambikut është një këshillë “e detyrueshme” për t’u zbatuar të paktën një herë në jetë. Mund të mburresh se ke notuar mes koraleve dhe peshqëve tropikalë.
Uganda.
Në Parkun Kombëtar Bëindi mund të “takosh” gorillën. Të quajtura ndryshe edhe si “Malet e Hënës”, në këtë park ofrohet një aventurë e jashtëzakonshme për të apasionuarit pas bimësisë dhe kafshëve të rralla, për të mos harruar edhe Ujëvarën Murchison që tërheq çdo vit mijëra turistë.