Minaret of Jam, Afganistan
Afganistani, i cili festoi ditën e Pavarësisë së tij në fillim të këtij muaji, është në mesin e atyre shteteve që konsiderohen si të rrezikshme për t’u vizituar. Hotelet dhe shtëpitë që jepen me qira nga banorët e zonës janë subjekte të vazhdueshme vjedhjesh. Sulmet terroriste janë shumë të shpeshta në këtë vend.
Metodat specifike të sulmeve po sofistikohen nga dita në ditë dhe më e keqja është se përveç të tjerash, këtu po rritet edhe numri i vjedhjeve ndaj fëmijëve. Një ndër vendet më të bukura për t’u vizituar në Afganistan është “Minaret of Jam”, një prej pasurive arkeologjike më të bukura dhe të mirëmbajtura të shekullit të 12 dhe gjithashtu edhe një prej pasurive të UNESCO-s. Por pozicioni në të cilin ajo ndodhet, e vetme në luginën ku takohen lumenjtë Hari-Rud dhe Jam, e shndërron atë në një prej zonave më të rrezikshme për t’u vizituar.
Liqenet në parkun e vetëm kombëtar “Band-e-Amir” në Afganistan
Band-e Amir është zinxhiri i gjashtë liqeneve të thella që gjenden në majë të bjeshkëve Hindu Kush në Afganistan. Liqenet e mahnitshëm janë krijuar nga ujërat e pasura me minerale, që dalin nga thellësia mes shkëmbinjve. Përmbajtja e lartë e mineraleve bën që uji i liqeneve të ketë ngjyra të ndryshme.
Nga të gjashtë liqenet, Band-e Panir është më i vogli, me gjatësi rreth 100 metra ndërsa ai më i madhi është liqeni Band-e Zulfiqar, rreth 6.5 km, ndërsa liqeni që konsiderohet si më i famshmi është ai i Band-e-Haibat. Edhe pse një ndër parqet më të bukura në botë, ai nuk këshillohet të vizitohet nga turistët për shkak të paqëndrueshmërisë politike në vend.
Plateja Enneidi në Çad të Afrikës
Edhe pse Çadi festoi ditën e tij të Pavarësisë gjatë fillimit të këtij muaji, ai është një ndër ato shtete që konsiderohen si të rrezikshme për turistët. Por edhe pse këto paralajmërime bëhen në vazhdimësi, ajo vizitohet nga turistë të shumtë, për shkak të mrekullive që ka. Plateja Enneidi në Çad është një prej mrekullive natyrore më të bukura.
Ujëvara e Engjëllit dhe mali Roraima, Venezuelë
Venezuela ka qenë vend i trazirave të shumta kohët e fundit. Inflacioni i lartë, niveli i madh i dhunës dhe i krimit dhe protestat e shumta e kanë futur edhe këtë vend në një prej atyre që nuk këshillohen të vizitohen pa e njohur mirë zonën. Edhe pse këtu ndodhen dy prej mrekullive që tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota, të cilat janë: Ujëvara e Engjëllit dhe mali Roraima. Ujëvara e Engjëllit është njëkohësisht edhe ujëvara më e lartë në botë, 979 m e lartë dhe mund të vizitohet vetëm me avion.
Leptis Magna, Libi
Në Libi ndodhen pesë vende të ruajtura nga UNESCO, ku më e famshmja ndër të pesta është janë rrënojat antike romake në Leptis Magna. Sipas UNESCO-s, Leptis Magna u popullua dhe u zgjerua në kohën e Perandorit me të njëjtin emër dhe është një prej qyteteve më të bukura të ish-Perandorisë Romake, monumentet e saj publike, portin, tregun e madh në qendër të saj, dyqanet dhe zonën rezidenciale por sot ajo nuk konsiderohet si një prej vendeve më të sigurta për t’u vizituar, ndaj do të bënit mirë që përpara se të niseshit të kishit të gjithë informacionin e nevojshëm mbi të.
Diyarbakir, Turqi
Edhe pse pjesa më e madhe e qyteteve turke janë të sigurta për t’u vizituar, këshillohet që qyteti Diyarbakir të mos vizitohet nga turistët, sidomos gjatë viteve të fundit ku sulmet terroriste kanë qenë të pranishme në vende të ndryshme në botë dhe sidomos në Turqi. Diyarbakir konsiderohet si një ishull i shkëputur nga qytetet e tjera dhe ndodhet rreth 1,448 km larg Stambollit.
Jammu & Kashmir, Indi
Për shkak të luftërave të shumta në kufirin e këtij shteti dhe nivelit të lartë të dhunës, ky shtet që ndodhet në veri të Indisë nuk këshillohet që të vizitohet nga turistët. Kjo do të thotë se pistat e mrekullueshme të skive në Gulmarg dhe pamja e liqenit Srinagar do vazhdojnë të jenë pjesë e natyrës dhe fatkeqësisht të pafrekuentuara nga turistët.
Timbuktu, Mali
Sipas UNESCO-s, Timbuktu në Mali ka një prej universiteteve më prestigjioze, Koranic Sankore, si edhe gjatë shekullit të 15 dhe 16, ai ishte qendra e propagandës islame në të gjithë Afrikën. Edhe pse në restaurim dhe mirëmbajtje të vazhdueshme, disa prej mrekullive të tij këshillohen që të mos vizitohen sepse nga momenti në moment mund të shkatërrohen.
Derbent, Rusi
Një pjesë e madhe e shteteve të Rusisë jugore në kufi me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin janë zona ku nuk këshillohet që turistët t’i vizitojnë, për shkak të nivelit të lartë të dhunës. Një prej tyre është edhe rajoni i Derbentit në Rusi.
Baalbek, Lebanon
Nëse keni shkuar për të vizituar Bejrutin dhe mendoni të vizitoni edhe Baalbekun që ndodhet pranë, për të parë disa prej ndërtimeve të mrekullueshme të periudhës romake, këshillohet që të mos shkoni, sepse ai nuk bën pjesë në qytetet e sigurta për t’u vizituar.
Disa qytete të tjera të cilat bëjnë pjesë gjithashtu në këtë listë, edhe pse kanë disa prej vendeve më fantastike për t’u vizituar janë:
Qyteti i Bamit në Iran
Sana’n Jemen
Socotra, Jemen
Aleppo, Siri
Crac des Chevalieres, Siri
Parku Kombëtar Garamba, Republika e Kongos
Samarra, Irak
Manastiri St. Ctherine, Egjipt
Songkhla, Tajlandë
Agadez, Nigeri