Kujdes! Mbase jeni duke ia vështirësuar vetë punën vetes

19/10/2018 12:44 PM 0 komente

Nëse të shkuarit në punë kthehet në një stres të cilin ju e përjetoni ditë pas dite, atëhere të jeni të sigurt se rezultatet pasuese të një situate të tillë do të jenë produktivitet i ulët, performancë e dobët, madje ju mund të arrini deri në atë pikë sa ta urreni punën në të cilën jeni dhe rrjedhimisht ose të pushoheni nga puna ose të jepni dorëheqjen.

Por bëni kujdes, sepse ndoshta ju jeni duke ia vështirësuar vetë punën vetes. Më poshtë do të njiheni me katër mënyra të vepruari të cilat mund t’jua vështirësojnë punën apo situata të ndryshme më shumë sesa ato mund të jenë në të vërtetë. Ja se cilat janë katër prej tyre dhe mënyrat si t’i përmirësoni ato:

Ju po i shmangni detyrat e vështira

Autori i disa prej librave më të shitur dhe eksperti i menaxhimit, Brian Tracy, ka thënë se një prej mënyrave më të mira për të qenë të suksesshëm dhe për t’ia lehtësuar punën vetes është që të filloni të merreni me detyrat që janë më të vështira. Nëse ju e nisni ditën me disa prej detyrave që janë më të vështira, atëherë ju do të keni të gjithë kohën e duhur për t’i përfunduar ato në mënyrën më të mirë dhe më pas të merreni me detyrat e tjera që ju mbeten.

Shikoni axhendën tuaj dhe niseni ditën me detyrën më të vështirë. Mos bëni gabimin për ta lënë për më vonë dhe ndërkohë të mbaroni disa detyra të tjera që nuk janë fare të vështira. Nëse ju i shtyni ato për t’i realizuar më vonë, mund të ndodhë që juve t’ju ngarkojnë edhe me realizimin e ndonjë detyre tjetër po aq të vështirë dhe ju ta gjeni veten përballë një situate të pamenaxhueshme.

Nuk mund t’ia dilni i vetëm

Askush nuk mund t’ia dalë vetëm në rrugën drejt suksesit.

Inga Beale, drejtoreshë ekzekutive në Lloyd në Londër është shprehur për New York Times në 2017 se çelësi i suksesit të saj ka qenë që ta rrethojë veten me stafin më të mirë dhe t’u japë atyre pushtet për të vepruar.

Edhe pse ju mund të mendoni se mund t’ia dilni vetëm, gaboheni. Prandaj gjëra më e mirë që mund të bëni është që të rrethoheni nga stafi më i mirë  dhe t’u delegoni atyre detyrat .

Sipas një studimi të kryer së fundmi në Universitetin e Stanfordit, vetëm ndjesia e të punuarit me të tjerë mund të ndikojë në rritjen e motivimit më shumë sesa të punoni i vetëm. Puna në grup ndikon edhe në rritjen e besimit ndërmjet kolegëve, në rritjen e kreativitetit, në krijimin e një mjedisi sa më pozitiv, dhe të gjitha këto së bashku të kenë edhe ndikim pozitiv ne shëndetin tuaj.

Nuk jeni të vendosur

Tim Herrera, editori i Smarter Living ka shkuar në New York Times, se nëse përpiqeni që të gjeni gjithmonë zgjedhjen më të mirë, ju mund t’i shkaktoni vetes, një ndjesi të lartë pavendosshmërie, keqardhje dhe madje edhe rënie të vetëvlerësimit. Mundohuni që të merrni vendimin më të mirë, ai që do të ketë edhe rezultatet më të mira dhe më pas kaloni në detyra të tjera. Jo vetëm do t’i kurseni vetes shumë kohë por do të ndiheni edhe më mirë njëkohësisht.

Puna është e gjithë jeta juaj

Kur ju shkëputeni nga puna, qoftë edhe vetëm gjatë fundjavës, në momentin që ju riktheheni, jeni plot me energji dhe ide të reja.

Sipas një studimi në Universitetin e Pittsburgut, një prej metodave më të mira për të qënë të suksesshëm është që ju të arrini të krijoni balancë shumë të mirë ndërmjet jetës suaj profesionale dhe asaj personale. Njerëzit më të lumtur janë edhe ata që kanë produktivitet më të lartë në punë, arriti në përfundimin një studim i kryer në universitetin e Warwick-ut. Nëse ju nuk i jepni vetes suaj kohë për t’u marrë me aktivitete të tjera përveç punës, të jeni të sigurt se ju nuk do të arrini rezultate më të larta, përkundrazi.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of