Shpesh njerëzit nuk dinë se çfarë të thonë, kështu që ata nuk thonë asgjë, referojnë ekspertët.
Nuk ka dyshim se është e vështirë, por duke mos pranuar situatën ju e bëni në të vërtetë edhe më të vështirë. ‘Pushimi nga puna është një përvojë traumatike, por është akoma edhe më keq, nëse papritmas kolegët tuaj ju shmangen,’ deklarojnë ekpsertët.
Në vend të një qëndrimi të tillë, ofroni mbështetjen tuaj me një ‘Më vjen keq’ të thjeshtë, ose ‘Më lejo të di se si mund të të ndihmojë.’
Mos u mundoni ta ‘zhvlerësoni’ situatën. Deklarata të tilla si ‘ju do të gjeni diçka fantastike’ apo ‘je më mirë kështu’- -ne duhet të qëndrojmë dhe tani të gjithëve do na duhet të punojmë më shumë ‘ nuk janë aspak të dobishme, sipas ekspertëve.
Ju gjithashtu duhet ta frenoni veten të flisni keq për personin që pushoi kolegun tuajapo të bëni thashetheme në zyrë për atë që ndodhi. Kjo nuk do e ndihmojë ish-kolegun tuaj – ose ju. Ka të ngjarë të ketë pasur një arsye shumë të mirë se pse u shkarkua ai person, dhe ju nuk duhet të dëgjoni vetëm një anë të tregimit.
Nëse keni pasur marrëdhënie të mira me ish-kolegun tuaj, bëni plane ta nxirrni atë për drekë dhe ti jepni një mundësi të ‘hapet’ me ju. Në qoftë se ju ndiheni të sigurt rreth punës së tij, ofrohuni të shërbeni si referencë apo shkruani një letër rekomandimi. Ndani emrat e kontakteve apo rekrutuesve të cilët mund të jenë të dobishëm.
‘Kush e di,’ thonë ekspertët, ‘ndoshta personi do të gjejë një punë të shkëlqyer dhe do jetë ai që do ju ndihmojë më vonë gjatë rrugës suaj.’