Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur që të premten më 22 qershor të fillojë kundërpërgjigjen tregtare ndaj praktikës së SHBA-ve për tarifat doganore shtesë ndaj çelikut dhe aluminit të importuar.
Anëtarët e KE-së kanë miratuar listën e produkteve amerikane për të cilat është planifikuar të zbatohet tarifa doganore shtesë.
“Tarifat doganore balancuese në fjalë janë plotësisht në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe se BE-ja në fazën e parë do të sjellë një taksë doganore prej 2.8 miliardë euro për produktet e SHBA-ve, ndërsa vendimin për pjesën tjetër me vlerë prej 3.6 miliardë euro do ta marrë në periudhën e ardhshme”-thuhet në deklaratë.
Në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në fillim të marsit, presidenti i SHBA Donald Trump bëri të ditur vendimin e tij lidhur me vendosjen e një tarifë prej 25 për qind mbi çelikun e importuar dhe një tarifë prej 10 për qind mbi aluminin e importuar. Tarifat hynë në fuqi brenda 15 ditëve, sipas vendimit të miratuar. Aktualisht, rreth 90 për qind e aluminit të përdorur në prodhimin amerikan është importuar, përfshirë edhe një e treta e çelikut